LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Xhamia e re në Prishtinë do të jetë më e madhja në Ballkan

Rexhepi: Xhamia e re në Prishtinë do të jetë më e madhja në Ballkan

Sot para Kuvendit Komunal të Prishtinës, zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), kanë shpalosur projektin ideor për xhaminë qendrore të Prishtinës.

Resul Rexhepi, në cilësinë e përfaqësuesit të BIK-ut, ka thënë se kjo xhami nuk ka të bëjë më parti politike, por se sipas tij, është nevojë e besimtarëve për ta kryer ritualin fetar.

“Përkundër iniciativës tonë përmirësimet e mundshme në projekt, megjithatë puna na është shtyrë deri më sot. Nuk ka qenë tendencë e jona ta shfrytëzojmë ndonjë vakum, vetëm po na kalojnë ditët, muajt vitet, kemi mbet te gurë themeli. Prandaj, kryeqytetit i ka hije dhe duhet një xhami madhështore, që do të ngërthente në vetëm e saj, edhe traditën edhe atë që e konsiderojmë pjesë e trashëgimisë tonë”, ka shtuar Rexhepi.


Ai tha se për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nevojë edhe për përkrahjen e asamblistëve të komunës së Prishtinës.

“Kemi zgjedhë një xhami madhështore dhe shumë të bukur. Kjo do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan. Ne e dimë ma shumë dhe ma mirë se çka na duhet neve në këtë tokë dhe në këtë vend”, ka theksuar Rexhepi.

Para asamblistëve ka folur edhe arkitekti i BIK-ut, Esat Ramadani, i cili e ka prezantuar projektin ideor.

Ai ka theksuar se xhamia është shumë funksionale dhe nuk do të pengojë aspak ambientin përreth, duke shtuar se parkingun i xhamisë do të jetë nëntokësor dhe do të mund të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët.

Ramadani ka folur edhe për objektet përcjellëse të xhamisë, me theks të veçantë dyqanet që do të jenë pjesë e objektit, duke thënë se ato gati se nuk do të vërehen, dhe se nga qiraja e tyre nuk do të mund të mund të kompensohen as 10 për qind e shpenzimeve që i ka ky objekt.

“Xhamia do të ketë një bibliotekë dhe sallë të konferencave, të cilat do të mund të shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori