Nxënësit e shkollës “Elena Gjika” të Prishtinës vitin e ri shkollor do ta fillojnë në objektin e rinovuar të shkollës.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes faqes së saj.


“Po vazhdojnë punimet për renovimin e shkollës "Elena Gjika", projekt ky i përbashkët i Komunës me TIKA-n. Në vitin e ri shkollor, shkolla do te jetë e gatshme për nxënësit e saj”, thuhet në njoftimin e komunës.

unnamed 8 2

unnamed 9 2