Revista amerikane Time e ka shpallur aktivisten 16-vjeçe të ndryshimeve klimatike Greta Thunberg si “personin e vitit”, kurse presidenti amerikan Donald Trump nuk ka mundur të qëndroj indiferent dhe të mos komentoj këtë “titull”.
“Shumë qesharake. Greta fillimisht duke të punojë në menaxhimin e zemërimit, më pas të shkojë në kinema për të shikuar ndonjë film të vjetër por që është i mirë. Relaksohu Greta”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Tëitter, transmeton Telegrafi.
So ridiculous. Greta must work on her Anger Management problem, then go to a good old fashioned movie with a friend! Chill Greta, Chill! https://t.co/M8ZtS8okzE
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 12, 2019
Sipas kryeredaktorit të revistës Time, suedezja 16-vjeçe është personi më i ri që ka merituar këtë titull në 92 vitet e ekzistencës së kësaj reviste.
Kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Thunberg kanë mospajtime. Muaj më parë ajo i pati dhuruar “një shikim të errët”, derisa ai po futej në sallë për të marrë pjesë në samitin për ndryshime klimatike”. /Telegrafi/