Një nga revistat mjekësore më prestigjioze në botë, Lancet – botoi një artikull të Günther Kampf nga Instituti i Higjienës dhe Mjekësisë Mjedisore pranë Universitetit të Greifswaldit, i cili shpjegoi se stigmatizimi i personave të pavaksinuar nuk është i justifikueshëm.
Siç thuhet më tej në tekst, zyrtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani, përdorën termin “të pavaksinuarit e pandemisë”, duke sugjeruar se njerëzit që ishin të vaksinuar nuk janë relevantë për epideminë e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Përdorimi i kësaj fraze nga zyrtarët mund t’i ketë shtyrë shkencëtarët të pretendojnë se “personat e pavaksinuar po i kërcënojnë të vaksinuarit për shkak të COVID-19”. Por një qasje e tillë është shumë e thjeshtë, thotë Kampf në tekstin për Lancet.
“Çdo ditë e më shumë ka prova që individët e vaksinuar vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në bartjen e virusit. Në Massachusetts, SHBA, janë zbuluar në total 469 raste të reja me COVID-19 gjatë ngjarjeve të ndryshme në korrik të këtij viti, dhe 346 (74 për qind) e këtyre rasteve ishin individë të vaksinuar plotësisht ose pjesërisht, nga të cilët 274 (79 për qind), ishin simptomatike.
Vlerat e pragut të ciklit ishin po aq të ulëta midis subjekteve që ishin plotësisht të vaksinuar (mesatarja 22.8 për qind), dhe e subjekteve që ishin të pavaksinuar, të atyre që nuk janë vaksinuar plotësisht apo statusi i të cilëve ishte i panjohur (mesatarja 21.5 për qind), duke treguar një ngarkesë të lartë virale edhe midis personave që kanë qenë plotësisht të vaksinuar.
Deri më 30 prill të këtij viti, gjithsej 10,262 raste me COVID-19 ishin raportuar tek individët e vaksinuar në Shtetet e Bashkuara, ku 2,725 prej tyre (26,6 për qind) ishin asimptomatikë, 995 (9,7 për qind) të hospitalizuar e 160 (1,6) vdiqën.
Në Gjermani, 55,4 për qind e rasteve simptomatike ndaj COVID-19, ndodh te pacientët mbi 60-vjeç që janë vaksinuar plotësisht, e kjo përqindje po rritet çdo javë.
Rastet e reja në Munih ndodhën në të paktën 85 persona (22 për qind) nga 380 që ishin plotësisht të vaksinuar apo shëruar nga COVID-19, dhe që kanë filluar të frekuentojnë klubet e natës.
Personat që janë vaksinuar janë më pak të rrezikuar nga simptomat e theksuara, por akoma janë pjesë relevante e pandemisë. Për këtë është e gabuar të flitet për pandeminë e “personave të pavaksinuar”, konsideron Kampf.
Shikuar në aspektin historik, si SHBA ashtu dhe Gjermania kanë pasur përvoja të hidhura, duke stigmatizuar një pjesë të qytetarëve për shkak të ngjyrës apo besimit.
Kampf i ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë dhe shkencëtarëve që të ndalen së stigmatizuari personat e pavaksinuar, përfshirë pacientët e tyre, kolegët dhe bashkëqytetarët e tjerë – dhe të përpiqen më shumë që të afrohen me shoqërinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?