LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Reuters: Lëvizja Vetëvendosje, befasia më e madhe e zgjedhjeve në Kosovë

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.

Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Koalicioni i kryesuar nga Partia qeverisëse e qendrës së djathtë, ajo Demokratike e Kosovës (PDK) doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare  të së dielës në Kosovë, por asaj do t’i duhet  të gjejë një partner koalicioni për të formuar një qeveri të qëndrueshme.


Me 70 për qind të votave të numëruara, koalicioni i kryesuar nga PDK kishte 34.3 për qind të votave, Vetëvendosje (VV)  26.3 për qind, dhe koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 25.8 për qind, shkruan Reuters duke cituar rezultatet e DnV-së.

Rreth 1.9 milion kosovarë, gati gjysmë milioni i të cilëve jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e treta që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 41.5 për qind, më e ulëta që nga viti 2008, me shumë kosovarë të frustruar mbi mungesën e përparimit ekonomik dhe një nivel të thellë të korrupsionit. Në vitin 2010 dhe 2014 pjesëmarrja  ishte 48 dhe 43 për qind.

Surpriza më e madhe ishte partia Vetëvendosje e opozitës, e cila pothuajse ka dalë partia e dytë, shkruan tutje Reuters.

“Vetëvendosja ka fituar  këtë numër votash për shkak se ata duan që të ndëshkojnë  partitë qeverisëse”, tha Ismet Kryeziu, kreu i Demokracisë në Veprim.

Qeveria e re do të duhet të merret me papunësinë  dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, sidomos  me Serbinë, një parakusht për të dy vendet për të ecur përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori