LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Huawei do të ketë rënie prej 40%-60% në shitjet ndërkombëtare të telefonave të tyre

Reuters: Huawei do të ketë rënie prej 40%-60% në shitjet ndërkombëtare të telefonave të tyre

Një rënie prej 40 deri në 60 përqind në dërgesat ndërkombëtare të telefonave është ajo që Huawei po pret, sipas një raporti të Reuters.

Honor 20 ka të ngjarë të jetë subjekt i testimit për vlerësimin e performancës së tregut dhe raporti sugjeron se Huawei është i gatshëm të ndërpresë dërgesat nëse shitjet janë më të dobëta.

Telefoni është vendosur të dal në treg në Evropë të premten, më 21 qershor.


Megjithatë, në raport ka disa kontradikta. Fillimisht Reuters flet se si Huawei pret një rënie prej 40 deri në 60 për qind dhe më vonë thotë se “gjiganti i teknologjisë pritet brenda një viti të ulë volumin mes 40 milionë dhe 60 milion telefona këtë vit”.

Huawei shiti më shumë se 200 milionë telefona vitin e kaluar dhe një rënie prej 40 për qind do të përfaqësonte 88 milionë njësi.

Megjithatë, thuhet që rënia do t’i referohet vetëm shitjeve ndërkombëtare.

Për të zbutur performancën e dobët ndërkombëtare, Huawei do të “kapë deri në gjysmën e tregut të telefonave të Kinës në 2019”, shkruan Reuters. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Linja e Huawei Honor edhe në SHBA

Linja e Huawei Honor edhe në SHBA

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Telefoni i palosshëm Honor Magic VS do të dalë në treg edhe jashtë Kinës

Telefoni i palosshëm Honor Magic VS do të dalë në treg edhe jashtë Kinës

Kalo në kategori