LAJMI I FUNDIT:

Reshjet mbushin kaskadën e Drinit, KESH nis shkarkimet në Vaun e Dejës

Reshjet mbushin kaskadën e Drinit, KESH nis shkarkimet në Vaun e Dejës

Reshjet e shiut që kanë nisur prej ditës së shtunë kanë rritur ndjeshëm prurjet e përrenjve dhe lumenjve që furnizojnë Kaskadën e Drinit.

Prurjet në Kaskadë, sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare arrijnë deri në 4 mijë metër/kub për sekondë.

Nivelet në Fierzë nuk shfaqen problematika. Aktualisht kuota është 270 metra, nga 296 metra që është maksimalja. Në Koman dhe Vaun e Dejës niveli i ujit ka mbërritur pranë kuotave maksimale.


Në Koman, niveli aktual është pranë 175 metrave, nga 175.5 metra që është kuota maksimale. Në Vaun e Dejës, kuota është pak centimetra larg 76 metrave, sa është kuota maksimale në këtë digë.

Korporata Energjetike Shqiptare KESH ka nisur shkarkimet me 1300 metër/kub për sekondë në Vaun e Dejës, ose gati një e treta e totalit të prurjeve prej 4 mijë metër/kub në sekondë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori