LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës në Prishtinë, Rama bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Reshjet e borës në Prishtinë, Rama bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës në kryeqytet rrugët janë duke u mirëmbajtur.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren dhe po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar.

“Bora ka mbuluar Prishtinën tonë dhe ne po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit. Kompanitë gjatë gjithë kohës janë në terren, të gjitha ekipet tona bashkë me zjarrfikësit po kujdesen që qarkullimi mos të jetë i vështirësuar”, ka shkruar Rama.


Ai po ashtu ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në rrugë.

“Të dashur qytetarë, ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht.

Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë.

Çdo rast rreziku raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori