LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e borës bllokojnë rrugën Peshkopi – Qafë Draj – Kukës

Reshjet e borës bllokojnë rrugën Peshkopi – Qafë Draj – Kukës
Foto: Ilustrim

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës.

Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 centimetra, ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm. Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës është i bllokuar.


Kurse, aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.

Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative tl Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme . Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike.

Deri tani nuk raportohen emergjenca shëndetësore nga zonat e thella. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori