Hakil Osmani nga MeteoAlb ishte mëngjesin e kësaj të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku bëri edhe parashikimin e motit për këtë javë në Shqipëri.
Ai tha se edhe ditën e sotme moti do të jetë i ngjashëm me një ditë vere ku temperaturat do të jenë deri në 30 gradë celsius, por situata do të ndryshojë nesër.
Sipas tij ditën e martë do të fillojnë rreshjet e shiut dhe temperaturat do të ulen. Një situatë e tillë e motit pritet të zgjasë përgjatë gjithë javës në vijim.
“Edhe sot mbetemi zyrtarisht në verë. Temperaurat do të arrijnë në vlerë 30 gradë celsius në qytete të zonës së ulët. Në vijën bregdetare vlerat do të arrijnë 28 gradë celsius, ndërsa në zonat malore 26 gradë celsius. Jo vetëm mesdita por edhe mëngjesi ka patur temperatura të larta, ku vlerat më të ulëta kanë qenë 8 gradë celsius deri në 15 gradë celsius. Ditën e sotme do ketë kohë me kthjellime dhe kalime vranësirash, por nuk do të ketë reshje shiu.
Situata do të ndryshojë ditën e martë. Do kemi zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu si fillim në zonat malore e më pas në orët e vona të mbrëmjes, parashikohet që territori shqiptar të përfshihet nga reshjet e shiut ku rrebeshet pritën të jenë më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veri-perëndimore.
Dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar. Herë pas here edhe në formën e rrebesheve në të gjitha zonat. Dita e martë dhe e mërkurë do të shoqërohen me temperatura më të ulëta, ku të mërkurën pritet që mëngjesi të arrijë në vlerën 2 gradë celsius në orët e para të mëngjesit ndërsa maksimumi të jetë 23-24 gradë celsius. Moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në ditët në vazhdim”,-tha Hakil Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri