LAJMI I FUNDIT:

Reshje shiu deri në mesditë, parashikimi i motit në Shqipëri

Reshje shiu deri në mesditë, parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Edhe për ditën e martë moti në Shqipëri parashikohet i vranët dhe reshje shiu të cilat në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës do të jenë me intensitet mesatar e përgjatë ultësirës perëndimore pjesërishtë deri të lartë.

Më pas reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar.

Për ditën e mërkurë dhe ditën e enjte rikthehen kthjellimet por edhe alternimet e vranësirave deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.


Për ditën e Premte përsëri mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formë rrebeshesh dhe stuhi. /Telegrafi/