LAJMI I FUNDIT:

Reshje bore në verilindje dhe juglindje

Reshje bore në verilindje dhe juglindje

Verilindja dhe juglindja e Shqipërisë janë përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura bore.

Në Dibër, temperaturat zbritën nën zero dhe ngrirja e dëborës së rënë në disa akse ka shkaktuar vështirësi. Në Bulqizë, trashësia e borës shkon në 5 cm, ndërsa në zonat e thella si Ostren, Martanesh, Trebisht, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë nga 15 deri në 20 cm.

Policia u ka rekomanduar drejtuesve të automjeteve përdorimin e zinxhirëve në segmentet ku ka prani të borës. Edhe i gjithë qarku juglindor është mbuluar nga bora. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e saj të arrijë deri 25 cm në fshatin turistik të Dardhës dhe në Qafën e Qarrit.


Në segmentin Qafë Thanë-Kapshticë bora ka shkuar 8-10 cm. Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë. Aksi Qafë Thanë-Kapshticë kalohet me zinxhirë në disa pjesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori