Sot (e premte) për Kosovën ishte një datë historike, pasi pas kaq shumë vites, Kosova u bë me Ushtri.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë dritën jeshile transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovë në Forca të Armatosura.


Këtij lajmi i janë gëzuar qytetarë të shumtë, ndërsa nuk kanë munguar edhe urimet nga figurat e shumta publike.

Reperi i njohur shqiptar Gashi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka bërë një urim për bashkëkombësit e tij gjithashtu.

Ai ka publikuar një fotografi të realizuar pranë ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Në mbishkrimin e fotografisë, Gashi thotë se ua uron bashkë me Clintonin formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Urime Ushtria Kosovë nga unë dhe shoku ynë i madh", ka shkruar reperi shqiptar në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/