LAJMI I FUNDIT:

Renditen 100 talentët më të mirë në botë – përfundon debati për Endrick dhe Yamal

Renditen 100 talentët më të mirë në botë – përfundon debati për Endrick dhe Yamal

Debati Lamine Yamal – Endrick është zgjidhur nga Observatori i Futbollit CIES, i cili ka mbledhur një listë të 100 adoleshentëve më të mirë në botë.

Yamal dhe Endrick të dy janë krahasuar me njëri-tjetrin dhe diskutimet për dyshen e mrekullueshme do të vazhdojnë vetëm tani që ky i fundit është bashkuar me kampionin e La Ligës dhe  Evropës, Real Madridin.

Mund të jetë një rivalitet për vitet në vijim, por sipas renditjes së re të përpiluar, Yamal është larg brazilianit.


Sensacioni i Spanjës dhe Barcelonës ka mbushur vetëm pak kohë më parë 17 vjeç dhe njihet si një nga të rinjtë më të mirë në botë, pasi ka luajtur një rol integral në triumfin e La Roja në Euro 2024 dhe ka fituar çmimin e lojtarit të ri të turneut.

Ai tashmë luan me një pjekuri të tillë dhe sipas studimit të CIES , ai ka 2.75 herë më shumë përvojë se mesatarja e matur për lojtarët në të njëjtën moshë dhe pozicion.

Niveli i përvojës është llogaritur në bazë të minutave të grumbulluara sezonin e kaluar dhe nivelit të luajtur, me shokun e skuadrës së Yamal, Pau Cubarsi, që vjen i dyti me x2.42 dhe Endrick pas tij me x2.42.

Ylli i Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery vjen në vendin e katërt me 2.40 më shumë përvojë se lojtarët e moshës dhe pozicionit të tij.

Kobbie Mainoo i Manchester United (x2.32) është përfaqësuesi kryesor i Ligës Premier në një listë që përmban 38 liga të ndryshme.

Archie Grey i Spurs (x2.31), Lewis Miley i Newcastle (x2.19), nënshkrimi i ri i Man United, Leny Yoro (x2.08) dhe Rico Lewis i Manchester City (x1.89).

Emra të tjerë të njohur përfshijnë Joao Neves (x2.34), Jobe Bellingham (x2.01) dhe dyshen e Chelseat, Kendry Paez (x2.27) dhe Estevao Willian (x.2.12). /Telegrafi/

Imazhi: CIESImazhi: CIESImazhi: CIESImazhi: CIESImazhi: CIESImazhi: CIES

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori