Prodhuesi më i madh në botë për nga numri i veturave të shitura, Renault, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm këtë vit.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Renault ka shitur mbi 5.2 milionë vetura në gjithë botën, duke e dominuar tregun e veturave pothuajse në secilin kontinent.


IMG 8615 1

Një trend të tillë të shitjeve e ka pasur edhe në Kosovë me gjitha modelet e ofruara. Sipas një dokumenti zyrtar nga Dogana e Kosovës, numri i veturave të reja që janë blerë nga qytetarët e Kosovës ka qenë i madh, kurse në preferencat e tyre ndër brendet që kryeson në treg është Renault. Madje edhe para markës gjermane – rivalit të saj kryesor, Volkswagen.

Njëri prej modeleve kryesore që e ka bërë prodhuesin e famshëm francez lider botëror me shitje të veturave është pikërisht Renault Captur, veturën më të shitur edhe në tregun tonë vitin e kaluar. Modeli i ri i Captur 2017 është prezantuar zyrtarisht në Prishtinë, nga AutoMita – përfaqësuesi zyrtar i Renault për Kosovë. Me fushatën më të re nga AutoMita, Captur ofrohet me çmim fillestar prej 13,990 euro në muaj, ndërsa në këtë çmim përfshihen edhe 4 goma dimri falas, 1 servis gratis, 1 vit sigurim KASKO gratis. Për blerjen e Captur, norma e interesit e ofruar nga TEB është 5% me mundësi pagese deri në 84 muaj.

Captur i ri vjen me kombinimin e dy ngjyrave kryesore të veturës, mirëpo për dallim nga modeli i vitit 2016, Captur 2017 shton edhe tri ngjyra të reja – Desert Orange, Ocean Blue dhe Ametist, si dhe një opsion të ri të quajtur Mercury Silver për çatinë e veturës.

I dyti në listën e treshes së modeleve crossover nga Renault është modeli Kadjar. Kadjar, është emri i produktit më të ri te Renault.

Sikurse edhe Captur, ky produkt do të prodhohet në Spanjë për tregun e Evropës, ndërsa do të ofroj teknologjitë më të avanucara në auto industri sot në çdo pikëpamje si të tërheqjes 4x4 ashtu edhe të sigurisë, ndriçimit me komplet drita LED dhe motorë të fuqishëm e efikas të gjitha në një dizajn tërheqës.

Çmimi fillestar i Renault Kadjar është 18,990 euro, dhe ngjashëm sikurse Captur, në ofertën e re, edhe për modelin e ri të Kadjar në kosto përfshihen gomat e dimrit, sigurimi kasko dhe servisimi falas për një vit, si dhe mundësia e blerjes me këste për afat të gjatë kohor në mënyrë që pagesa mujore e blerësit të Kadjar të mbetet e ulët.

kadjar17

Më i fuqishmi i ligës së Renault, modeli KOLEOS i ri ka marrë një vlerësim me pesë yje në testet e sigurisë të administruara nga organizata e pavarur Euro NCAP. KOLEOS është shtylla kryesore e prodhuesit dhe shitësit më të madh botëror të veturave, kompanisë Renault, për standardin e sigurisë. Renault KOLEOS fillon prej 26,890 eurove dhe në çmim përfshin të gjitha karakteristikat dhe shtesat sikurse Captur dhe Kadjar.

Në tregun kosovar, përfaqësuesi zyrtar i veturave të Renault është AutoMita, e cila ofron gjitha modelet e reja të veturave të markës numër 1 në botë për momentin, duke përfshirë edhe SUV-në e Renault, KOLEOS.

kadjari

koleosi17

koelosi

Renault Captur 2017 862138

Artikull i sponzoruar