Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim të rëndësishëm me studentët, profesorët dhe Alumnin e Universitetit të Harvardit.

Në këtë takim, Rektori Hajrizi zhvilloi një ligjëratë me temën: “Opportunities for Leadership and Growth in Developing Countries”, të organizuar nga Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në Harvard University, ku ndau përvojat dhe idetë e tij lidhur me sfidat dhe mundësitë e zhvillimit në vendet e zhvilluara, duke përqendruar vëmendjen në rolin e lidershipit dhe inovacionit. Studentët ishin të frymëzuar nga shkëmbimi i ideve dhe diskutimet e hapura për të ardhmen e vendeve në zhvillim.


Gjatë këtij takimi dhe ligjërate, ishin pjesëmarrës edhe profesorët Hugh O’Doherty dhe Faton Limani.

Ky takim u vlerësua si një platformë e rëndësishme për të promovuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar drejt zhvillimit dhe përparimit të arsimit dhe shoqërisë në përgjithësi.

22271e2f 554d 4d92 9cc3 31bf1b0d6b43

2ea3571b 794d 422e 8a8f 3cba9c948659

37d34f95 7b93 483b bf00 f995449f78da

bad61d8a 28fb 4561 970c a813cb27cfa1

c482ee70 7607 40e8 b04c dae08a4df24e