Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga stafi i UBT-së, mirëpriti në Parkun Shkencor Inovativ, në Lipjan përfaqësues të Universal Peace Federation (UPF), International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP) dhe Washington Times.
Në bibliotekën inovative të UBT-së, e cila numëron më shumë se 250 mijë tituj, u zhvillua një diskutim me studentët e UBT-së, me panelistët: presidenti i International Association of Youth and Students for Peace (IAYSP), Koji Matsuda, drejtori i Washington Times, Tom McDevitt, si dhe presidenti i IAYSP për Evropë dhe Lindjen e Mesme, Bogdan Pammer.
Në njoftim thuhet se në këtë diskutim panelistët prezantuan tema të ndryshme rreth paqes dhe prosperitet në botë, duke i dhënë theks të veçantë ndërlidhjes midis arsimit, medias dhe shoqërisë civile, si dhe ndikimit të tyre për të ndërtuar paqen midis popujve.
Në kuadër të këtij diskutimi pjesëmarrësit Koji Matsuda, Tom McDevitt dhe Bogdan Pammer, prezantuan para të pranishmëve punën e tyre në organizata dhe media, të cilat angazhohen për të promovuar dhe ndërtuar paqe dhe barazi.
“Përgjatë diskutimi, ata shprehën impresionizmin që përjetuan me atë që panë në UBT, duke parë ndërlidhjen e krijuar nga institucioni në një ekosistem që udhëhiqet nga shkenca, teknologjia dhe inovacioni, dhe të bazuar në objektiva të zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.
Panelistët e këtij diskutimi, u shprehën optimist për të bashkëpunuar në të ardhmen rreth projekteve që i ndërlidhin të gjitha palët, në mënyrë që studentët të kenë mundësi edhe më të mira se që kanë tani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian