LAJMI I FUNDIT:

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordi i jashtëzakonshëm i Bruno Fernandesit me Manchester United ka ardhur në fund pasi portugezi e ka humbur ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Manchester United po e vazhdon kampanjën e tyre të Ligës Premier, teksa momentalisht është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Crystal Palace.

Tekniku holandez Ten Hag nuk e përfshiu Fernandesin në formacionin startues që do të thotë se portugezi do të humbasë për herë të parë një ndeshje shkaku i lëndimit që prej se është pjesë e ‘Djajve të Kuq’.


29-vjeçari ka luajtur një seri impresive prej 230 ndeshjeve në të gjitha garat për Unitedin që prej se iu bashkua klubit në janar të vitit 2020.

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë
Lexo po ashtu Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për më shumë, sipas Transfermarkt, kjo është ndeshja e parë në karrierën e tij si futbollist profesionit që Fernandes nuk ia del të luajë.

Mason Mount e ka zëvendësuar Fernandesin në formacionin startues, ndërsa Casemiro e ka marrë shiritin e kapitenit.

Fernandes ka qenë një figurë mjaft e rëndësishme në ‘Old Trafford’ dhe së fundmi në një intervistë kishte refuzuar që të komentojë lidhur me një largim të tij të mundshëm, si pjesë e rinovimit të madh të skuadrës që do ta bëjë aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori