LAJMI I FUNDIT:

Reklama kontraverse ku nënat ushqyese me gji, krahasohen me lopët që shfrytëzohen për mjelje (Video)

Reklama kontraverse ku nënat ushqyese me gji, krahasohen me lopët që shfrytëzohen për mjelje (Video)

Kompania Elvie, që e ka krijuar një pajisje ‘të qetë dhe pa tela’ për të mbledhur qumështin e gjirit, shpërndau një reklamë shumë kontroverse.

Në të shfaqen katër gra që sapo janë bërë nëna dhe vallëzojnë në një stallë krahas lopëve, ndërsa gjatë tërë kohë i kanë në gjoks pajisjet për të mbledhur qumësht, transmeton Telegrafi.

“Më herët ndehesha si lopa për mjelje, tani japi qumështin për fëmijët e mi” thuhet mes tjerash në vargje, ku pajisjet tjera i krahason me ato që përdoret nëpër qumështore të ndryshme.


Ngjarja ka ngjallur debat të gjerë në Facebook, ndërsa shumica janë kundër kësaj reklame, që po konsiderohet si ofenduese për nënat që ushqejnë me gji.

“Jo të gjitha kanë mundësi ta blejnë këtë pajisje, andaj i bie që ato duhet të t’i nënshtrohen mjeljes si lopët” ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/