Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 7.932 testime për coronavirus, ndërsa janë konfirmuar 1.171 raste të reja.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 641, Manastir - 134, Ohër - 54, Prilep - 48, Kumanovë - 39, Kavadar - 34, Shtip - 33, Gostivar - 26, Strumicë - 23, Tetovë - 21, Veles - 20, Krushevë - 16, Koçani - 14, Gjevgjeli - 13, Kërçova dhe Struga - nga 8, Kriva Pallanka dhe Resnja - 6, Vinica - 5, Negotina dhe Probishtip - nga 4, Shën Nikolla dhe Berovë - nga 3, Demir Hisar dhe Dojran - nga 2, Vallandova, Kratovë, Bogdanci, dhe Makedonski Brod - nga 1.


Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 4 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16 dhjetor 2021 deri 5 janar 2022.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 204 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 231.436, prej të cilëve 214.258 janë shëruar, ndërsa 8.012 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (7 janar) është 9.166./Telegrafi/