LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi i shpendëve 2025, më pak shpendë në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës

Regjistrimi i shpendëve 2025, më pak shpendë në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës

Për këtë vit, është vënë re një ulje e numrit të shpendëve të ujit në ujërat e Parkut Kombëtar të Prespës dhe Liqenit të Ohrit, por njëkohësisht ka pasur një shtim të llojeve të tyre.

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura shpjegojnë se ky ndryshim ka ardhur si pasojë e ndikimeve të ngrohjes globale dhe tërheqjes së ujit në liqenin e Prespës.

“Ky është rezultat i ngrohjes globale, pasi kjo luhatje ndihet kudo jo vetëm në Prespë. Në liqenin e Prespës ndikon edhe si rezultat i tërheqjes së liqenit”, tha Vasil Male, specialist i ADZM.


Ndërkaq, në liqenin e Ohrit, janë shtuar tre lloje butakësh ujorë që pothuajse ishin zhdukur nga ky liqen.

“Numri i individëve është më i ulët për shkak të ndryshimeve klimatike, por kemi një rritje të numrit të llojeve të tyre”, u shpreh Adnand Bego, specialist në PPNEA.

Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujor Dimërues këtë vit është përqendruar në liqenin e Ohrit, të Prespës, në rezervuarin e Gjançit dhe për herë të parë edhe në liqenin e Moglicës./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori