Regjimi kinez ka frikë nga ajo se çfarë mund të thonë programet sikurse ChatGPT

ChatGPT ka bërë mjaft bujë në Kinë: pothuajse çdo kompani e madhe e teknologjisë është e etur të zhvillojë chatbotin e saj të inteligjencës artificiale.
Baidu ka njoftuar planet për të lansuar chatbotin e vet diku muajin e ardhshëm. Ky obsesion rrjedh në përputhje me prioritetet strategjike të liderit kinez Xi Jinping për zhvillimin e AI-s – që daton të paktën në vitin 2017 – në garën e Kinës për t’u bërë lojtari dominues i AI-s në botë dhe përfundimisht një “superfuqi e shkencës dhe teknologjisë”.
Derisa zhvillimi i robotëve të Modeleve të Mëdha të Gjuhës apo LLM sikurse ChatGPT është vetëm një aspekt i së ardhmes së AI-s, LLM-të, siç tha një shkencëtar kryesor i AI-s së fundmi, “do të përcaktojnë inteligjencën artificiale”. Në të vërtetë, popullariteti i papritur i ChatGPT-s në Google ka “përmbysur punën e grupeve të shumta brenda kompanisë për t’iu përgjigjur kërcënimit që paraqet ChatGPT” – një tregues i qartë i rëndësisë së padiskutueshme të LLM-ve.
Megjithatë, aspiratat e Kinës për t’u bërë një superfuqi lider në botë e inteligjencës artificiale po i afrohen me shpejtësi një përplasje ballë për ballë me regjimin e saj të censurës. Partia Komuniste Kineze (PKK) i jep përparësi kontrollit të hapësirës së informacionit mbi inovacionin. Kjo mund të pengojë në mënyrë dramatike zhvillimin dhe përhapjen e LLM-ve, duke e lënë Kinën të gjejë veten një ritëm prapa Perëndimit në garën e AI-s, transmeton Telegrafi.
Sipas një raporti nga Nikkei Asia, rregullatorët kinezë kanë udhëzuar kompanitë kryesore të teknologjisë kineze që të mos ofrojnë shërbime të ChatGPT “mes alarmit në rritje në Pekin mbi përgjigjet e pacenzuruara të chatbot-it me AI-n për pyetjet e përdoruesve”. Një justifikim i përmendur, nga gazeta e sponsorizuar nga shteti China Daily, është se chatbotët e tillë “mund t’i japin një dorë ndihmë qeverisë së SHBA-së në përhapjen e dezinformatave dhe manipulimin e narrativave globale për interesat e saj gjeopolitike”.
Problemi themelor është se një pjesë e lirisë së shprehjes është e ndalur në Kinë, nëse në SHBA një chatbot krijon përmbajtje raciste ose kërcënon të ndjekë një përdorues atëherë konsiderohet problem, por në Kinë do të ishte problem nëse një chatbot thotë se Tajvani është vend i pavarur ose Sheshi Tiananmen ishte një masakër.
Por ta programosh një mjet sikurse ChatGPT në parim me Partinë Komuniste Kineze është mjaft e vështirë dhe ndoshta e pamundur. Sipas Yonadav Shavit, student Ph.D në Universitetin e Harvardit thotë se të bësh një chatbot të ndjekë rregullat në 90 për qind të rasteve është mjaft e lehtë. Por ta bësh atë të ndjekë rregullat 99,99 për qind të rasteve është një problem i madh i pazgjidhur kërkimor. Outputi i këtyre programeve është i paparashikueshëm dhe ata mësojnë nga gjuha natyrore e prodhuar nga njerëzit, thotë eksperti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

Dhjetë detajet që duhet t'i dini para se të bleni një iPhone 16e

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit