LAJMI I FUNDIT:

Refuzon t’ia jep fjalëkalimin e telefonit, gruaja i vë flakën për së gjalli burrit në Indonezi (Foto, +18)

Refuzon t’ia jep fjalëkalimin e telefonit, gruaja i vë flakën për së gjalli burrit në Indonezi (Foto, +18)

Një grua në Indonezi i ka vënë flakën për së gjalli burrit të saj i cili kishte refuzuar t’ia jep fjalëkalimin e telefonit të tij mobil.

Dedi Purnama, 26-vjeç, po rregullonte kulmin e shtëpisë kur gruaja e tij Ilham Cahyani, 25-vjeçe, ia kërkoi fjalëkalimin e telefonit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai refuzoi ta bëjë një gjë të tillë dhe pas një fjalosje kishte humbur kontrollin duke e goditur gruan, e cila më pas iu hakmor duke e spërkatur me benzinë dhe më pas i vëri flakën.


Si rezultat i plagëve të marra, Purnama ndërroi jetë dy ditë më vonë në incidentin që ndodhi në lindje të Lombok në provincën indoneziane Nusa Tenggara.

Ndërkaq policia e qyteti ka njoftuar se pas një sulmi verbal mes dyshes, situata eskaloi kur Purnama zbriti nga kulmi i shtëpisë dhe e goditi gruan e tij. Dhe nga nervoza, gruaja i është kundër përgjigjur  duke e lyer me benzinë dhe më pas i vë flakën.

Një dëshmitar okularë i identifikuar si Oji, ka deklaruar para gazetarëve se kishte vrapuar deri tek shtëpia e çiftit, pasi kishte parë zjarrin duke dalë jashtë.

Purnama ishte dërguar me urgjencë në spital dhe i është nënshtruar trajtimit, megjithatë dy ditë më pas ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin trupin e djegur të 26-vjeçarit që qëndron i shtrirë. Ndërkaq policia indoneziane ka njoftuar se kanë arrestuar gruan e të ndjerit dhe se janë duke vazhduar hetimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

“Jemi në rrugën e duhur”, thotë Trump pas telefonatës “shumë të mirë” me Zelenskyn

Botë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Kaos në rrugët e Stambollit pas arrestimit të kryetarit të këtij qyteti

Turqia
Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Amerika
Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Francezët do të marrin manuale mbijetese, Macron: Dua që të jemi gati

Evropa
Kalo në kategori