Refuzoi të largohej nga loja dy herë gjatë ndeshjes, klubi ia ndërpreu kontratën

Kokand 1912 mundi Qizilqum me rezultatin 2-1 në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit elitar të Uzbekistanit. Ndeshja nuk do të kishte qenë interesante për shumicën e shikuesve nëse nuk do të kishte ndodhur një situatë e pazakontë.
Mbrojtësi i Qizilqum, Dilshod Komilov refuzoi dy herë të largohej nga loja, prandaj klubi ia ndërpreu kontratën disa ditë më vonë.
Trajneri Akmal Rustamov u përpoq ta zëvendësonte fillimisht në minutën e 57-të dhe përsëri në minutën e 60-të.
Lojtari që priste të hynte në lojë qëndroi në vijën anësore për 20 minuta dhe përfundimisht e zëvendësoi një shok tjetër skuadre.
🧵(1/3) A wild moment I missed from two weeks ago in Qizilqum’s match vs Kokand-1912 in the Uzbek Super League…
In the 57th min, Qizilqum coach Akmal Rustamov subbed off Dilshod Komilov who recently made his 2nd cap for 🇺🇿
But Komilov refused to leave, not once, but twice! pic.twitter.com/F9E2JG04Kd
— Thomas Bullock (@thomasbullock_) September 22, 2025
Komilov luajti të gjithë ndeshjen, gjë që e zemëroi trajnerin Rustamov. Ishte paraqitja e fundit e Komilov pasi më pas u përjashtua nga Qizilqum.
Ndryshe, Komilov luajti për Tashkentin, Andijonin dhe Nasaf Qarshi përpara se të nënshkruante për Quzilqum në shkurt të vitit 2025.
(2/3)
Rustamov tried again 3 mins later, same result.
Komilov ignored the coach, teammates pleaded, and 22-year-old Bozorov (the sub, no.20) was left waiting in frustration for 20 minutes.
Bozorov finally came on in the 83rd minute. Komilov however played the full match. pic.twitter.com/Q7KwbWSkRa
— Thomas Bullock (@thomasbullock_) September 22, 2025
Ai bëri 22 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim, dhe tani është një lojtar i lirë për shkak të sjelljes së keqe.
Ai ka dy ndeshje me ekipin kombëtar të Uzbekistanit, teksa Transfermarkt e vlerëson atë me 350,000 euro. /Telegrafi/











































