LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet propozimi i Odës së Noterëve për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit Administrativ për tarifat noteriale

Refuzohet propozimi i Odës së Noterëve për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit Administrativ për tarifat noteriale
Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është refuzuar si i pabazuar propozimi i Odës së Noterëve për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit Administrativ për tarifat noteriale.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se me Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas.

Lexoni të plotë postimin:


Refuzohet si i pabazuar propozimi i Odës së Noterëve për shtyrje te ekzekutimit të Udhëzimit Administrativ për tarifat noteriale.

Pas një procesi të gjerë konsultimesh, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, dhe në linjë me prioritetet tona qeverisëse, më datë 22.07.2022, kam nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas

Me udhëzimin e ri nuk është pajtuar Oda e Noterëve e cila këtë udhëzim e dërgoi në Gjykatë, edhe pse e njëjta ishte e përfshirë në procesin e hartimit të tij.

Gjykata e Themelore në Prishtinë sot e refuzoi si të pabazuar propozimin për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit të ri Administrativ për Tarifat Noteriale.

Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për stafin e Ministrisë së Drejtësisë, për angazhimin e tyre në hartimin e udhëzimit, por edhe ne argumentimin e tij para gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori