LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e PSP-së për lëndën ”300”

Refuzohet kërkesa e PSP-së për lëndën ”300”

Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për të bllokuar pronat për të dyshuarin kryesor në lëndën ”300”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP-ja paralajmëroi ankesë Këshillin penal të kësaj gjykate. Lënda në fjalë ka të bëjë me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave, kurse i dyshuar është një i punësuar në MPB.

Lënda ka të bëjë me një prokurim publik për blerje të 300 veturave të policisë, ku buxheti i shtetit është dëmtuar me mbi 450 mijë euro./Telegrafi/