LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet apelimi i liderit të opozitës ruse kundër dënimit me nëntë vjet burg

Refuzohet apelimi i liderit të opozitës ruse kundër dënimit me nëntë vjet burg

Një gjykatë e apelit në Rusi e ka mbështetur vendimin për dënimin me nëntë vite burg për politikanin opozitar, Alexei Navalny.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 45 vjeçari momentalisht është duke vuajtur dy vite e gjysmë burgim, vendim që u dha “sepse ai shkeli dënimin me kusht për mashtrim”, ndërsa vendimi paraprak u zëvendësua me dënim për nëntë vite burg në muajin mars të këtij viti, “pasi që ai i gjet fajtor edhe për përvetësim dhe përbuzje ndaj vendimeve të gjykatës”.

Bashkëpunëtorët e Navalny, zërit kritik ndaj presidentit Vladimir Putin, thanë se burgosja e tij është e motivuar politikisht.


Në procesin e apelit që u mbajt të martën në Moskë, avokatët e Navalny e hapën gjykimin duke e quajtur vendimin si të padrejtë.

Avokatja Olka Mikhailova tha se ky gjykim shkel ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, e në fillim të seancës dëgjimore tha se në këtë rast ka të meta procedurale.

Alexei Navalny u paraqit në këtë seancë përmes lidhjes me video nga Burgu i Pokrov, i cili gjendet 100 kilometra larg Moskës, burg në të cilin Alexei po e vuan dënimin e parë.

Të martën e kaluar, gjatë hapjes së seancës, ai kërkoi që seanca të shtyhej për një javë pasi që ai dëshironte të takohej me familjarët e tij, të cilëve u është dhënë e drejta e vizitës gjatë ditëve të javës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori