LAJMI I FUNDIT:

Refuzohen 25 kërkesa të të paraburgosurve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Refuzohen 25 kërkesa të të paraburgosurve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Gjykata Penale i ka refuzuar të gjitha 25 kërkesat në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Përveç pesë personave të cilët janë kthyer në paraburgim në Shutkë, edhe për të tjerët u refuzuan kërkesat, duke u konsideruar si të pabaza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjykata i refuzoi, ose i pranoi pjesërisht kërkesat e Prokurorisë publike. Me këtë vendin vlejnë masat e mëparshme për të Gjykatës së Lartë”, thonë nga gjykata.


Kjo do të thotë se deputetët Kërste Mukoski dhe Sasho Vasilevski mbeten në burgim shtëpiak. Që të dyve paraprakisht Gjykata e Lartë ua ndryshoi vendimin nga paraburgimi në burg shtëpiak./Telegrafi/