Zgjedhjet e gabuara kadrovike, që drejtojnë institucione të caktuara shtetërore, ka bërë që realizimi i reformave të paralajmëruara nga Qeveria, i njohur si plani 3 – 6 – 9, të ecë me një ritëm të ngadalësuar, thonë njohësit e çështjeve politike.
Këto reagime pasojnë delegimin në krye të institucioneve shtetërore nga partia politike shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim, kuadro që kanë qenë pjesë e qeverisjes pothuajse një dekadë me VMRO DPMNE-në, e cila drejtohej nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe emërimi i Llazar Elenovskit për përfaqësues special në Bruksel për integrimet në NATO. Emërimi Elenovskit, ish – ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Gruevski, është bërë me propozim të partisë shqiptare në pushtet, BDI.
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakoski, tha se “Lazar Elenovski bazuar në përvojën që ka, do të kontribuojë në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO” dhe kjo thonë ka qenë vendimtare gjatë emërimit të tij.
Qeveria e Zaevit ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale, gjithashtu edhe për vendosjen e ish-ministrit për Investime të huaja, Gligor Tashkoviq, të Qeverisë Gruevski, në postin drejtorit në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, përmes së cilit institucion ndahen mjete nga arka e shtetit për bizneset e vogla dhe ato të mesme.
Sefer Tahiri, analist politik, për radion Evropa e Lirë thotë se edhe kjo përbërje qeveritare gjatë përzgjedhjes kadrovike nuk ka arritur të jetë imune nga sindroma e i infiltrimit të militantëve që në një formë apo tjetër, kanë ndihmuar në fitoren në zgjedhje të partive në Qeveri.
“Edhe kjo Qeveri, edhe pse veten e përcakton si Qeveri reformuese njëjtë sikurse qeveritë e tjera, ka problem sa i përket angazhimit të njerëzve, të cilët zgjidhen për të drejtuar institucionet jo sipas meritave profesionale, por angazhimit partiak gjatë procesit të zgjedhjeve.
Kjo praktikë konsideroj se duhet të ndryshohet, sepse në poste apo pozita konkrete në krye të institucioneve të caktuara të shtetit, për t’u realizuar reformat, nevojitet të zgjidhen njerëz përkatës me bagazh profesional”, vlerëson Tahiri.
Ai thekson se problem më vete paraqesin dhe struktura të caktuara që janë pjesë e administratës, që janë të afërta me partinë maqedonase në opozitë OBRM-PDUKM, që e pengojnë realizimin e reformave.
Ndërkaq, Temellko Ristevski, nga Fakulteti i Administratës Publike në Universitetin e Shkupit për Radion Evropa e Lirë thotë se qytetarët votuan për ndryshime, por pushtetit i nevojiten drejtues të institucioneve që do të punojnë në bazë të instruksioneve të partive në pushtet dhe jo për realizimin e ndryshimeve.
“Duhet pasur shumë kujdes, gjatë përzgjedhjes së personave, të cilët do të duhet të drejtojnë institucionet në një moment kur ata do të duhet të realizojnë reforma thelbësore për t’u çliruar institucionet nga influenca politik dhe korrupsioni”.
“Në Maqedoni më duhet të theksoj se ka mjaft ekspertë në shumë lëmi, por mosangazhimi i tyre është si rrjedhojë faktit se këta persona është vështirë t’i detyrosh të punojnë sipas direktivave politike dhe jo bazuar në ligj. Gjithsesi, persona të këtillë nuk u shkojnë për shtat drejtuesve të Qeverisë”, thotë Ristevski.
Nga ana tjetër, Tahiri thotë se problematike është dhe oferta kadrovike që vjen nga faktori politik shqiptar.
“Faktori politik shqiptar me pjesëmarrjen e vet në Qeverinë e Maqedonisë duhet të tregohet më përfaqësues në pjesëmarrjen në Qeveri, në kuptimin e ofertës kadrovike në aspektin e cilësisë sa i përket përzgjedhjes së kuadrove. Konsideroj se kriteri partiak është koha e fundit që të zëvendësohet me kriterin profesional, atë të ekspertizës dhe kompetencës, sepse reformat do të ngecin në pikën zero dhe nuk do të ketë energji për të realizuar transformimin e sistemit shtetëror, i cili është i kapur nga influenca politike dhe korrupsioni për të funksionuar mbi parimet demokratike”, thekson Tahiri.
Përderisa drejtuesit e Qeverisë së Maqedonisë arsyetohen se realizimi i reformave në bazë të planit 3-6-9 është si rrjedhojë e mosbashkëpunimit të opozitës për të kaluar në Parlament ligjet reformuese, njohësit e çështjeve politike thonë se në masë të madhe në këtë drejtim ka ndikuar përzgjedhja joadekuate e drejtuesve të institucioneve që i ka emëruar Qeveria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht