Këshilli i Kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është duke përcjell më shqetësim ndërhyrjet e Ministrisë së Arsimit lidhur me reformën në arsimin parauniversitar në Komunën e Kamenicës.
Këshilli i Kryetarëve me këtë rast ka kërkuar zbatimin e opinionit Ligjor të Zyrës së Kryeministrit i cili i jep të drejtë Kryetarit të Kamenicës në veprimet e tija që konsiderohen ligjore.
“Në takimin e përbashkët me përfaqësuesit e Zyrës Ligjore të Zyrës së Kryeministrit, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës së Kamenicës z. Qendron Kastrati dhe përfaqësuesit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), kanë paraqitur argumentet e tyre lidhur me ndërhyrjen që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka bërë komunave në kompetencat vetanake, sipas Ligjit mbi Vetëqeverisje Lokale, andaj opinioni Ligjor është kthyer në favor të Komunave dhe së shpejti presim edhe anulimin e U.A. (MASH) Nr. 104/2020 ana e Kryeministrit të Kosovës.
Siç dihet, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në muajin shtator 2020, ka miratuar Udhëzimin Administativ nr.104/2020 për Kriteret dhe Procedurat e Themelimit dhe Pushimit të Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, me të cilën ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të komunës të parapara me Kushtetutën e Kosovës dhe të rregulluara me Ligjin nr.03/L- 040 për Vetëqeverisjen Lokale”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Më tej në njoftim theksohet se Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës që përfaqëson gjithë pushtetin lokal në Kosovë, kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij Udhëzimi sepse ka ndërhyrje direkte të pushtetit qendror në pushtetin lokal.
“Opinioni Ligjor i Zyrës së Kryeministrit ndër të tjera thotë: “Si përfundim, Zyra Ligjore është e mendimit se: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me rastin e nxjerrjes së Udhëzimit Administrativ nr.104/2020 nuk ka pasur bazë të mjaftueshme ligjore për marrjen e kompetencës për themelimin e institucioneve arsimore parauniversitare, por vetëm për caktimin e kritereve në bazë të të cilave, komunat, në ushtrimin e kompetencave vetanake, do të themelonin këto institucione. Kjo për arsye se themelimi dhe pushimi i veprimtarisë së institucioneve të arsimit parauniversitar nuk përcaktohet shprehimisht e as në mënyrë të nënkuptuar si fushë e përgjegjësisë apo si detyrë e MASH-it, qoftë me Rregulloren (QRK) – Nr.07/2020 për Ndryshimin dhe
Plotësimin e Rregullores (QRK) – Nr.06/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, apo me ligjet në fuqi”.
Andaj, Këshilli i Kryetarëve vlerëson se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe as Ministrja Nagavci nuk ka të drejtë të ndërhyjë në kompetencat e komunës në organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm, sepse është detyrë e komunës të organizoj sistemin arsimor sipas ligjeve në fuqi, të caktojë ku janë shkollat dhe cilët janë mësimdhënësit”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Kryetarëve ka kërkuar që ministrja e Arsimit të ndaloj këto tendenca për ndërhyrje të jashtëligjshme ndaj pushtetit lokal në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/banesat-veri-780x439.jpg)
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
![“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_13-8-780x439.jpg)
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
![Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/valon-murati-kufijte-1-780x439.jpg)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
![Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/elbert-krasniqi-1-780x439.jpg)
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
![Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_12-7-780x439.jpg)
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_10-13-780x439.jpg)
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
![Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/20240924-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
![Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/0-8-380x233.jpg)
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
![Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Messi-4-780x439.jpg)
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
![Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/vullneti-780x439.jpg)
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
![Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/musk-e1737726614253-780x439.jpg)
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
![Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/olta-gixhari-780x439.gif)
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
![100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/abramovich-780x439.png)
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
![Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/xuxi-444-780x439.jpg)
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova