LAJMI I FUNDIT:

Referendumi në Maqedoni, nesër votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

Referendumi në Maqedoni, nesër votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm

Për votim në referendum ditën e shtunë janë paraqitur 1859 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, në 69 nga gjithsej 80 komuna në vend.

Më 29 shtator anëtarët e Bordeve zgjedhore do t’i vizitojnë në shtëpitë e tyre personat që janë paraqitur dhe do t’u mundësohet votimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më së shumti persona të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim janë paraqitur në Demir Hisar (145), Prilep (143), Strumicë (107) dhe Kriva Pallankë (100).


Ndërsa në krahasim me zgjedhjet lokale vitin e kaluar për votim nga shtëpia u paraqitën mbi 5400 votues./Telegrafi/