LAJMI I FUNDIT:

Reeker: Shpresoj se do të zgjidhet statusi i PSP-së, Shkupi të shpërblehet për reformat

Reeker: Shpresoj se do të zgjidhet statusi i PSP-së, Shkupi të shpërblehet për reformat

Komisioni për Punë të Jashtme i Senatit amerikan ka potencuar nevojën për reforma dhe sundimin e së drejtës, me qëllim që Maqedonia e Veriut të inkuadrohet në NATO dhe BE, njofton Zëri i Amerikës.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit amerikan ka potencuar se SHBA-të do të vazhdojnë të bisedojnë me Qeverinë për nevojën e ekzistimit të Prokurorisë Speciale. Riker është i bindur se Qeveria në Shkup do ta zgjidh statusin e PSP-së.

“Do të vazhdojmë të bisedojmë për këtë me Qeverinë, për shkak se duam ta shohim këtë institucion që është thelbësore për të shkuar përpara”, deklaroi Reeker.


Në këtë mbledhje është theksuar se ratifikimi i shpejtë i Protokollit për NATO do të tregojë se SHBA-të, jo vetëm që qëndrojnë pas diçkaje që e përkrahin, por edhe se Aleanca është e rëndësishme dhe e fuqishme.

Reeker thotë tani radhën e ka BE-ja që ta shpërblejë Shkupin për plotësimin e reformave të domosdoshme.

“Burokracia dhe rruga që të vërtetohet datë konkrete për negociata para aderuese është diçka që varet nga vendet anëtare të BE-së. Sa u takon SHBA-ve, ne potencojmë rëndësinë për procesin e NATO-s dhe presim që përpjekjet e vendit t’i shohim të shpërblyera. Besojmë se edhe BE-ja i ka po këto qëllime”, shprehet Reeker.

Zëri i Amerikës transmeton angazhimin e seatorëve amerikanë se është shumë me rëndësi reagimi i shpejtë amerikan që partnerët socialo-demokrat evropian, ta kuptojnë rëndësinë e eurointegrimeve, jo vetëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut, por edhe për të gjithë rajonin.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori