Shijoni një pjatë shumë aromatike dhe oreksndjellëse Përbërësit:- 1 presh,- 300 g mish të bluar,- 3 g spinaq,- 1 spec i gjelbër,- 1 domate,- 2 vezë,- 200 g ajkë të thartë,- 100 ml qumësht,- vaj,- kripë,- 4 thelpinj hudhrePërgatitja:

Në vaj fërgoni preshin e grirë, shtoni specin e grirë, shtoni mishin e bluar dhe fërgojeni mirë.


Shtoni spinaqin e grirë dhe marinoni mirë, shtoni domaten e grirë me hudhrën e grirë.

Kur të fërgohet mirë hiqni nga zjarri dhe lini të ftohen.

Ndizeni furrën në 250 gradë Celsius.

Vezët tundni, shtoni ajkën, qumështin tundeni dhe shtojeni në mishin e fërguar. Sipër mund të qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni rreth 35 – 40 minuta.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.