Corndog është një salsiçe (hotdog) i mbështjellë me një brumë të përgatitur me miell misri. Kjo recetë e vjetër tipike amerikane, është një ushqim i shpejtë dhe i shijshëm.
Corndog shërbehet më së miri me mustardë dhe keçap, ose çdo lloj salce tjetër e ëmbël që kombinohet me këtë lloj ushqimi të shpejtë.
Përbërësit :
▪ 6-9 salsiçe (hotdog)
▪ 128 gram miell
▪ 1 luge çaji fryrës ëmbëlsirash
▪ 150 gram miell misri
▪ 240 ml qumësht
▪ 1 vezë mesatare
▪ kripë
▪ piper
▪ vaj për skuqje
▪ shkopinj shishqebapi
▪ miell ekstra
Përgatitja:
Merrni një tenxhere të thellë dhe mbusheni ¾ me vaj për skuqje. Vëreni në zjarr mesatar dhe lëreni që vaji të nxehet.
Përgatisni brumin duke përzier fillimisht vezën me qumështin e më pas shtoni gjithë përbërësit e thatë.
Me një pecetë hiqni lagështirën që mund të kenë hotdog. Këtë të fundit mund ta lini po aq të gjatë sa vetë ai është, ose mund ta prini në dysh, tresh., etj sipas dëshirës.
Në një enë shtoni pak miell dhe lyeni secilin hotdog duke e shkundur në fund për të hequr miellin e tepërt. Kjo shtresë do të bëjë që brumi të qëndrojë tek salsiçja dhe të mos lëshohet gjatë skuqjes.
Ngulni shkopinjtë e shishqebapit deri në ¾ e gjatësisë së tyre.
Brumin transferojeni në një gotë të gjatë uji (një gote e cila është më e gjatë se vetë gjatësia e salsiçes. Kjo do të mundësojë mbulimin e gjithë salsiçes me brumë) dhe zhytni çdo salsiçe duke e lyer të gjithën me brumë.
Kullojeni për pak sekonda që të bjerë masa e tepër dhe siç e keni vertikalisht skuqeni për rreth 7-8 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë kafe të artë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Sarma e Sulltanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/maxresdefault-4-780x439.jpg)
Sarma e Sulltanit
![Çorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/20191127_121026-2-scaled-1-780x439.jpg)
Çorbë me presh dhe patate: Gjellë e bollshme e hollë dhe e shijshme
![Kosova niset drejt anëtarësimit në 'International Bartenders Association'](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/val4-e1739545160964-780x439.jpg)
Kosova niset drejt anëtarësimit në 'International Bartenders Association'
![Tavë dheu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/05/tave_dheu.jpg)
Tavë dheu
![Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë Schmand: Një magji nga furra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Speca-me-Ajke-780x439.jpg)
Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë Schmand: Një magji nga furra
![Qiqra pikante në furrë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/06/1.jpg)
Qiqra pikante në furrë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë