LAJMI I FUNDIT:

Rebelët kurdë kërcënojnë Turqinë me luftë

Rebelët kurdë kërcënojnë Turqinë me luftë

Lëvizja rebele kurde PKK ka paralajmëruar se është e gatshme të fillojë luftimet me Turqinë, pasi që, sipas tyre, Ankaraja është duke bërë përpjekje që rebelët kurdë të dorëzohen.

Lideri i kësaj lëvizje, Cemil Bajik ka paralajmëruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, se lufta mes tyre mund të përshkallëzohet.

“Kurdët do të mbrojnë veten e tyre deri në fund, dhe nëse qasja turke vazhdon të jetë e tillë, atëherë lufta do të përshkallëzohet”, tha ai.


Ndërsa, Turqia ka përjashtuar çdo mundësi të negociatave me këtë organizatë, meqë Erdogan ka mbështetjen e popullit për fushatë ushtarake. Por, udhëheqësi ushtarak i PKK – së vazhdon të këmbëngul se nuk duan të ndahen me Turqinë dhe të krijojnë një shtet të ri.

Sipas tyre, papajtueshmëria turke ka bërë që kjo organizatë të eskalojë konfliktin, jo vetëm në kurdistan, por edhe në pjesën tjetër të Turqisë.