Sulmuesi anglez, Marcus Rashford është emri më i ri në listën e dëshirave të Real Madridi për t'i transferuar gjatë afatit kalimtar veror.

Mbretërit janë të interesuar në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri dhe shumë yje janë lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu.


Faza e sulmit është ajo e cila pritet të reformohet dhe të vijnë emra të rinj që me shumë mundësi do t'i zëvendësojnë Karim Benzeman dhe Garath Bale.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka qenë prej kohësh e lidhur me një qasje për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe atë të Tottenhamit, Harry Kane, por edhe Mauro Icardi i Interit.

Bale 1 1 Bale pritet të largohet i pari (Getty Images)

Reali gjithashtu është lidhur edhe me lojtarë të krahut sikurse Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Eden Hazard i Chelseat, por tani kanë gjetur një profil i cili mund t'i luaj dy pozitat, sikurse në qendër të sulmit ashtu edhe në krah.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Real Madridi ka shtuar në listën e dëshirave të transferimeve edhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Rashford.

Klubi nga Madridi duket se është i impresionuar nga shkathtësia e Rashfordit, dhe e sheh 20-vjeçarin si një perspektivë të lartë.

Megjithatë, transferimi i talentit anglez nuk do të jetë i lehtë, pasi Djajtë e Kuq e vlersojnë shumë dhe në rast shitje do të kërkojnë së paku 100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app