Real Madridi kërkon finalen e Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaos, formacionet zyrtare

Real Madridi do të takohet me Athletic Bilbao në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës, ku në finale do ta gjejnë Barcelonën.
Të dy skuadrat për këtë ndeshje kanë vendosur lojtarët më të mirë në fushë.
Te Real Madridi kthehet të luajë nga minuta e parë Eden Hazard, i cili tashmë është në 100 për qind.
Marco Asensio dhe Karim Benzema do të jenë po ashtu në sulm.
Në anën tjetër te Bilbao do të luajë në sulm Inaki Williams.
Real Madrid: Courtois; Lucas Vázquez, Varane, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Hazard, Asensio e Benzema.
Athletic Bilbao: Unai Simón; Capa, Nunez, Inigo Martínez, Balenziaga; De Marcos, Dani García, Vencedor, Muniain; Raúl García e Williams.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































