Reagon Thaçi, fajëson të zgjedhurit që po “rrezikojnë interesat shtetërore”

14:"Ridvan Slivova
Pas heqjes nga rendi i ditës të projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë. Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës. Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































