LAJMI I FUNDIT:

Reagon Shkupi: Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi

Reagon Shkupi: Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi

Skuadra e FC Shkupi në ndeshjen e javës së 14-të, të luajtur sot në kryeqytet kundër Vardarit, ka pësuar disfatë me rezultat 3-2, njofton Telegrafi.

. Edhe pse ekipi nga Çairi kishte epërsi me rezultat 0-1, në fund Vardari arriti të përmbysë rezultatin duke kaluar në epërsi 2-1, ndërsa Shkupi më pas barazoi për 2-2 dhe krejt në fund shtatë minuta para fundit, Vardari me gol që dukej se është nga pozita jashtë loje, i mori tri pikët.

Pikërisht për këtë rast ka ardhur menjëherë reagimi i skuadrës shqiptare, të cilët para ndeshjes kishin reaguar në delegimin e arbitrit Igor Stojçevski. Telegrafi ju sjell reagimin e plotë të skuadrës së FC Shkupi.


“E kishim paralajmëruar…

Atë që e paralajmëruam, ajo edhe ndodhi. Arbitri kryesor, me emër dhe mbiemër, Igor Stojçevski, e kreu punën e tij. Që para ndeshjes i kishim paralajmëruar që të gjithë, që ky arbitër nuk është i aftë për të referuar një ndeshje të këtillë dhe se është i padëshiruar nga klubi ynë, tashmë një kohë më të gjatë. Megjithatë askush nuk e mori me seriozitet kërkesën e klubit tonë. Gjithçka ishte e kurdisur, ashtu si të tjerët deshën të ndodh. Fjala është për atë minutën e 83-të, kur të gjithë e panë që Micevski ishte në pozitë jashtëloje, mirëpo jo edhe arbitri i preferuar i dikujt tjetër.  Shpjegimet dhe vendimet tona në detaje do t’i japim nesër para opinionit publik:, thuhet në reagimin e FC Shkupi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori