LAJMI I FUNDIT:

Reagon Prishtina: Edhe një fitore e Vokrrit kundër klubit tonë

Reagon Prishtina: Edhe një fitore e Vokrrit kundër klubit tonë

Pas shumë spekulimeve dhe hamendësimeve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka lëshuar një komunikatë për media se ku do të zhvillohet ndeshja që vendos edhe për titullin e kampionit.

Prishtina dhe Drita nuk do të zhvillojnë takimin e fundit kampional në stadiumin e qytetit të Prishtinës.


Kjo ka bërë që të reagojë skuadra prishtinase, e cila nuk e arsyeton vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Edhe një fitore e Fadil Vokrrit kundër Prishtinës. Nuk mbizotëroi arsyeja edhe pse të gjithë përgjegjësit ishin për t’u zhvilluar ndeshja në stadiumin e qytetit – ishte Vokrri që me presion të paparë e të padëgjuar duke mos fjetur tërë natën e mbase duke qëndruar te “Bata” në Graçanicë, nuk la birë pa thirr e duke arritur qëllimin duke e penguar të zhvillohet ndeshja në stadiumin tonë”, shkruan në reagimin e bardhekaltërve.

Më tutje, Prishtina i kujton kohën kur ishte pjesë e klubit dhe se,sipas tyre, paturpësisht po e sulmon klubin që e bëri të famshëm.

“Dikur jetonte me ndihma në Francë e pastaj drejtori i klubit me 3.000 euro rrogë, sot fuqishëm e paturpësisht e luftoi klubin që e kaliti, klubin që e ktheu në vendlindje duke e amnistuar nga ngjarjet që opinioni kurrë nuk do t’ia harrojë gjatë viteve 90-ta. Ai sot manipuloi me tërë institucionet, por jo edhe me opinionin publik, jo me adhuruesit tanë e jo me banorët e qytetit. Prishtina është më e madhe se çdo individ”, shkruan në deklaratën e klubit të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook.

Theksojmë se një ndër alternativat tjera janë stadiumi i Feronikelit, Trepçës si dhe Besës.

Ndryshe, Drita zë pozitën e parë të renditjes tabelore me tre pikë më shumë se Prishtina, e cila për të fituar trofeun duhet të triumfoj me dy gola diferencë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe tërbon francezët – mori pushim për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shihet në një diskotekë

Mbappe tërbon francezët – mori pushim për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shihet në një diskotekë

Ndërkombëtare
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

Tifozët e Anglisë po kërkojnë rikthimin e lojtarit të përjashtuar në kombëtare pas sfidës me Greqinë

Ndërkombëtare
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ylli i Manchester United ‘konfirmon’ planet për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit

Ylli i Manchester United ‘konfirmon’ planet për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit

Premier League
Szczesny zbulon se kush është lojtari që i bëri më së shumti përshtypje tek Barcelona

Szczesny zbulon se kush është lojtari që i bëri më së shumti përshtypje tek Barcelona

La Liga
Kalo në kategori