Anëtari i Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi, Florim Isufi, ka deklaruar se asnjë historian, shkencëtar, politikan apo edhe gazetarë nuk mund ta vërtetojë se në vitin 1930 në Jugosllavin SKS, ka pasur njësi administrative me emrin Mali i Zi dhe Kosovë, apo diçka të tillë.
Isufi, duke komentuar një debat të mbrëmshëm për demarkacionin, ka shkruar në Facebook se u tha se “kufiri mes Malit të Zi dhe Kosovës u caktua në vitin 1930”, por vet ky gabim kaq trashanik kuptohet se është bërë nga mosdija e jo me ndonjë qëllim.
“Po ashtu askush nuk mund të vërtetoj se njësitë administrative të asaj kohe që janë quajtur Banovina mes tyre kanë pasur vijën kufitare të njëjtë me vijën kufitare të marrëveshjes së gushtit të vitit 2015 apo me atë të vitit 1945/46. Një përhapje e një informate të tillë të rrejshme, mund të kuptohet e qëllimshme pasi nuk mund të vërtetohet kurrë. Po thuhet e u përsërit edhe në emisionin e mbrëmshëm se ka pasur një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Kosovës për menaxhimin e pyjeve në pjesën veriore të Malit Hajle dhe NJP Zhleb. Nëse thuhet se ka pasur marrëveshje, ajo duhet të publikohet apo së paku vendi ku gjendet që të tjerët ta verifikojnë. Nuk mund të humbet territor me fjale pa pasur ndonjë dokument qofte edhe i falsifikuar. Ata që thirren në një marrëveshje të tillë duhet të jenë të bindur që ajo ekziston, për ndryshe të gjitha përgjegjësit i barin për demet e pa riparueshme që ia shkaktojnë terri torit të Kosovës”, ka shkruar ai.
Komenti i plotë i Isufit:
ME SHKAS
Tani që i afrohet fundit procesi i ratifikimit të “marrëveshjes për kufirin mes Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi” e nënshkruar në gusht të 2015, janë intensifikuar deklaratat dhe vlerësimet rreth rregullsive të këtij procesi. Në vazhdën e këtyre vlerësimeve ishte edhe debati i mbrëmshëm në RTK. Në këtë debat kishte edhe shumë devijime dhe gabime përmbajtjesore që fitohet përshtypja se bëheshin prej mosdijes e jo me qëllim, e si të tilla ka gjasa të shumta që të fusin në lajthitje opinionin në përgjithësi dhe deputetet në veçanti. Nga gabimet e shumta përmbajtjesore ne po tentojmë ti sqarojmë vetëm disa:
U tha se “kufiri mes Malit të Zi dhe Kosovës u caktua në vitin 1930” (citat). Vet ky gabim kaq trashanik kuptohet se është bërë nga mosdija e jo me ndonjë qëllim. Asnjë historian, shkencëtar, politikan apo edhe gazetarë nuk mund ta vërtetoj se në vitin 1930 (në Jugosllavin SKS) ka pasur njësi administrative me emrin Mali i Zi dhe Kosovë, apo diçka të tillë. Po ashtu askush nuk mund të vërtetoj se njësitë administrative të asaj kohe që janë quajtur Banovina mes tyre kanë pasur vijën kufitare të njëjtë me vijën kufitare të marrëveshjes së gushtit të vitit 2015 apo me atë të vitit 1945/46. Një përhapje e një informate të tillë të rrejshme, mund të kuptohet e qëllimshme pasi nuk mund të vërtetohet kurrë.
U tha që kufiri i fshatit Koshutan në veri kalon kurrizin e malit Hajle dhe shtrihet në shpatine veriore të këtij mali. Si duket askush nuk e ka lexuar raportin e komisionit mbi të gjeturat rreth këtij procesi. Në disa raste nuk ka përputhje të kufirit kadastral me kufirin administrativ. Në raste të tilla ndërron kufiri kadastral, jo ai administrativ. Vetë termi kufi administrativ dmth territor i administruar që me terminologjinë e GJND-së quhet kontroll efektiv. Nëse Kontrolli efektiv është pa dhunë dhe pa kontestime, automatikisht kuptohet edhe territor i njësisë që e administron, vetëm nëse ka ndonjë marrëveshje të përkohshme.
Po thuhet e u përsërit edhe në emisionin e mbrëmshëm se ka pasur një marrëveshje mes Malit të Zi dhe Kosovës për menaxhimin e pyjeve në pjesën veriore të Malit Hajle dhe NJP Zhleb. Nëse thuhet se ka pasur marrëveshje, ajo duhet të publikohet apo së paku vendi ku gjendet që të tjerët ta verifikojnë. Nuk mund të humbet territor me fjale pa pasur ndonjë dokument qofte edhe i falsifikuar. Ata që thirren në një marrëveshje të tillë duhet të jenë të bindur që ajo ekziston, për ndryshe të gjitha përgjegjësit i barin për demet e pa riparueshme që ia shkaktojnë territorit të Kosovës.
Duke mos pasur për qëllim të ndikojmë në bindjen e deputetëve, e ndjemë për obligim të sqarojmë të vërteten e këtyre vlerësimeve që po qarkullojnë nëpër media pa pasur asnjë fakt. Me këtë duam vetëm të udhëzojmë të interesuarit që të shfletojnë literaturë, dokumentacion apo edhe material arkivorë dhe vet të vërtetojnë këto fakte para se ti diskutojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët