LAJMI I FUNDIT:

Reagon FFK: Besa – Trepça, ndeshje e dyshimtë

Reagon FFK: Besa – Trepça, ndeshje e dyshimtë

Ndeshja e dyshimtë e javës së 23-të në Vala Superligë, ndërmjet Besës dhe Trepçës, e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:3, do të procodohet në prokurori.

Ditën e djeshme në rrjetet sociale u përfol se ndeshja në fjalë ishte kurdisur dhe se do të përfundonte me fitoren e mysafirëve.

Në fund, kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë përfundoi me fitoren e mitrovicasve, pikërisht ashtu siç ishte përfolur nëpër rrjetet sociale.


Për këtë arsye FFK-ja do t’i shqyrtojë të gjitha materialet dhe xhirimet televizive nga kjo sfidë dhe do ta procedojë lëndën në prokurori. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu për televizionin publik.

“Realisht ne nuk guxojmë të prejudikojmë, pasi duhet t’i presim raportet zyrtare të ndeshjes. Sidoqoftë, ndeshja është e dyshimtë dhe si të tillë ne do ta dërgojmë në prokurori. Rastet e tilla e dëmtojnë shumë imazhin tonë si federatë e posa pranuar në UEFA e FIFA, prandaj nuk do t’i tolerojmë”.

“Tani janë ligjet adekuate për sportin, për huliganizmin në sport dhe për trukimet dhe ne të gjitha rastet që e dëmtojnë imazhin e futbollit do t’i procedojmë“, ka theksuar Salihu.

Ndërkohë, dje të dyja klubet i kanë mohuar akuzat për kurdisje të ndeshjes, duke e vlerësuar fitoren e Trepçës të merituar. Do theksuar se Besa dhe Trepça ballafaqohen edhe në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen e parë në Mitrovicë këto skuadra kanë barazuar me rezultat 2:2, derisa ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë më 19 prill në Pejë.

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Kalo në kategori