Drama e re e Netflix “Adolescence” ka bërë për vete shikuesit, ndërsa kritikët e quajnë atë një nga më të mirat në dekadat e fundit.
Secili nga katër episodet e dramës së krimit për një djalë të akuzuar për vrasjen e shoqes së klasës u xhirua në Pontefract, West Yorkshire.
Megjithatë, pas këtij produksioni të suksesshëm qëndron historia e një familjeje që nuk e kishte idenë se shtëpia e tyre do të bëhej një vend kyç për një nga serialet më emocionuese, duke thënë se ndjeheshin sikur kishin fituar lotarinë.
Adolescence was filmed in our house, and it felt like we won the lottery – but you won’t believe what the crew left behind https://t.co/PbKOQrg7dI
— Daily Mail Online (@MailOnline) March 20, 2025
Përkatësisht, shtëpia që shikuesit patën mundësinë ta shohin në ekran i përket Bethany Fletcher dhe partnerit të saj Dylan Naylor.
Siç zbuluan, thirrja nga kompania e prodhimit Warp Films që u solli atyre këtë mundësi ishte fillimi i diçkaje që ata nuk mund ta imagjinonin.
Familja zbuloi se shtëpia e tyre ishte përzgjedhur kur morën një letër nga kompania e prodhimit Warp Films. Edhe pse Bethany fillimisht mendoi se ishte një mashtrim, ata shpejt e kuptuan se oferta ishte e vërtetë.
“E thirra numrin e lënë në letër gjithsesi dhe para se ta dinim, rreth 20 njerëz u shfaqën një orë më vonë duke e bërë një hartë, duke fotografuar dhe duke lëvizur gjërat”, tha Bethany.
Gjegjësisht, ata shpjeguan se shtëpia e tyre është zgjedhur për shkak të vendndodhjes së saj ideale, pasi shtëpia është në fund të rrugës, ka shumë dritë natyrale dhe gjithashtu është afër një parku.
Gjithashtu, në atë periudhë fqinjët ishin konfuzë, duke menduar se u ishte grabitur shtëpia, pasi nuk dinin se çfarë po ndodhte. Një moment interesant ndodhi kur Stephen Graham erdhi për të parë personalisht shtëpinë dhe Bethany nuk e njohu menjëherë aktorin.
Xhirimet e serialit zgjatën tre muaj dhe gjatë kësaj kohe, familja duhej të largohej nga shtëpia e tyre. Ata jetonin në vende të ndryshme, duke përfshirë shtëpinë e prindërve të Dylanit dhe shtëpinë fqinje të nënës së Bethany.
Gjatë asaj periudhe, gjithçka në shtëpi u rimodelua, madje edhe mobiljet, enët e kuzhinës dhe dyert e garazhit. E vetmja pjesë origjinale që ka mbetur është tavolina e kuzhinës.
Edhe pse humbën shumë gjëra nga shtëpia e tyre, familja mbajti disa rekuizita, duke përfshirë shtratin nga dhoma e Jamie, llambat nga dhoma e ndenjes, perde dhe lule.
Pasi dhanë me qira shtëpinë e tyre të viteve 1960 në South Kirkby për xhirimet e serialit, falë kompensimit që morën për xhirimet, çifti tani planifikon të përdorë fondet për të blerë shtëpinë që Bethany trashëgoi nga nëna e saj.
Seriali ka marrë vlerësime të mëdha nga shikuesit dhe kritikët dhe aktualisht është ndër përmbajtjet më të ndjekura në Netflix. /Telegrafi/