Reagon Drita: Turp për Llapin, topi u ka rënë në livadhet që i kanë

“Së pari Llapi nuk ka kushte për tifozë. Topin nuk ja kanë marrët tifozët, le ta shikojnë aty nëpër livadhe. Na kanë kritikuar për fanella, por ne i kemi pasur dy komplete dhe ata nuk kanë pasur. Ua kemi dhënë të poshtmet tona dhe kanë luajtur me to, ndërsa pas ndeshjes tri palë nuk na kanë kthyer fare”, deklaroi Kërçeli për GazetaOlle.com.
“Trajneri i tyre le të marrë së pari licencën, ndërsa ata le të merren me fushën e tyre, të cilën nuk e di se si ua ka pranuar Komisioni”, shtoi Kërçeli.
Drita mori një pikë nga udhëtimi te Llapi, duke luajtur baras 3:3. Bardhekaltërit në mesjavë e presin në shtëpi skuadrën e Besës.

Nga
Telegrafi
14/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































