Pas një deklarate të Olt Hysenit që ngjalli reagime në mediat vendore, babai i futbollistit ka dalë në mbrojtje të tij duke sqaruar keqkuptimet që kanë lindur. Ai shprehet se fjalët e djalit të tij janë interpretuar gabimisht dhe se realiteti i situatës për të përfaqësuar ose jo Kosovën është krejt ndryshe nga ajo që është raportuar.
Bujën e shkaktuar sot e ngriti një intervistë e Olt Hysenit për gazetën “Der Nordschleswiger“, ku sulmuesi i ri pohoi se ndihet më shumë i lidhur me Danimarkën dhe se për momentin nuk e sheh veten duke luajtur për Kosovën në të ardhmen.
Reagimi i babait të futbollistit vjen si përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të vënë në dukje se ka një kontekst më të gjerë që duhet marrë parasysh kur bëhet fjalë për karrierën ndërkombëtare të djalit të tij.
Përfaqësimi kombëtar është një çështje e ndjeshme për shumë lojtarë, sidomos për ata me prejardhje nga vendet me komunitete të shpërndara nëpër botë. Për Olt Hysenin, një talent i ri në ngritje, kjo deklaratë vijon të jetë një pikë diskutimi midis tifozëve dhe analistëve të futbollit.
Ndërsa babai i Oltit bën thirrje për një interpretim më të balancuar të fjalëve të djalit të tij, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet karriera e tij ndërkombëtare dhe nëse do të ketë ndryshime në qëndrimin e tij ndaj përfaqësimit të Kosovës në vitet e ardhshme.
“Nëna ime erdhi në Danimarkë në vitin 1999. Babai im nuk kishte nënshtetësi daneze dhe nuk u lejua të qëndronte. Në vitin 2007 mori lejen e qëndrimit dhe erdhi në Danimarkë, një ditë para se të lindja unë. Kam ndjesinë se ka pak Kosovë në mua, por jam më danez. Unë kam lindur dhe jam rritur këtu dhe të luaj për Kosovën nuk është pjesë e konsideratës sime. Ndihem danez, dhe Danimarka ka gjithashtu kombëtaren më të mirë”, deklaroi Hyseni.
Mirëpo, sipas babait të lojtarit, Flamur Hyseni, deklarata e Oltit është keqinterpretuar. Madje, në një deklaratë të Flamurit të publikuar nga gazetari, Arlind Sadiku, ai thotë se Olti ndjehet krenar që është shqiptar dhe që vije nga Kosova.
Mes tjerash, ai gjithashtu tha se për djalin e tij nuk ka pasur asnjëherë interesim nga Kosova, teksa theksoi se Shqipëria është në kontakte dhe përcjellje të vazhdueshme – duke përmendur se për Oltin është interesuar edhe Sylvinho, përveç trajnerit të Shqipërisë U21, Alban Bushi.
“Deklarata e Oltit është keqinterpretuar. Ai thotë se nuk e ka marrë ne konsiderate te luaj për Kosovën eshte sepse s’ka pasur as interesimin me te vogël nga Kombëtarja e Kosovës për asnjë grupmoshe, madje deri sot me këtë intervistë që është 80 për qind keqinterpretim i asaj çka ka thënë Olti dhe si ndjehet, pak kush nga Kosova përveç rrethit familjar kane pasur njohuri për të dhe talentin e tij duke mos përjashtuar Shqipërinë të cilët ne vazhdimësi janë në kontakt të ngushtë dhe në përcjellje të tij”.
“Edhe pse u bë virale në mediat vendore me deklaratën qe ndihet danez dhe që kombëtarja e Kosoves s’është nën ‘konsideratën’ e tij, e vërteta per Oltin është komplet ndryshe. I siguroj të gjithë opinionin shqiptar se ka keqinterpretim në deklaratën e tij dhe se e vërteta e kësaj deklarate qëndron në atë se Olti asnjëherë s’është kontaktuar nga agjentë të Kombëtares së Kosovës, andaj edhe ka thënë e qe nuk ka mundur ta konsideroje si opsion qe te luaj per Kosoven gjithe here per kete periudhe kohore.
Olti ka theksuar se ndihet danez vetem per nga shkaku qe eshte lindur, rritur dhe jeton ne Danimarke dhe qe çdo gjë në përditshmërinë e tij siç është puna, shkollimi por edhe çdo gjë lidhet me këtë shtet”.
“Gazetari gjerman e ka pyetur: Kur ti ke dy nacionalitete, ke prejardhje nga Kosova e ke nënshtetësi daneze, cilën kombëtare dëshiron me zgjedh. Olti i është përgjigjur dhe citoj ‘jam mirë me Danimarkën’ sepse ka qenë i zgjedhur nga kombëtarja daneze, ka thënë nuk e mendoj Kosovën sepse nuk me ka ardhur ftesë nga Kosova”.
“Olti as edhe një here nuk ka thënë se nuk ka ndjenjë shqiptare, dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë ata që e njohin nga afër Oltin, madje Olti shikon çdo ndeshje te kombëtares Kosovare dhe asaj Shqiptare kuptohet kur nuk është vet i angazhuar ne lojën e futbollit ne ato qaste. Olti çdo pushim vjetor e bën me familjen ne Kosovë edhe pse mundësitë janë që të kalojë kudo ato pushime, çdo herë Kosova është opsioni i parë”.
“Të jemi të sinqertë Shqipëria U21 e Alban Bushit para 3 muajsh e kanë kontaktuar dhe kanë shprehur haptas interesim për talentin 16-jeçar, madje edhe vet trajneri Sylvinho është interesuar, mirëpo jo edhe Kosova”.
“Olti nuk i është imponuar kombëtares daneze, por puna dhe talenti i tij ka bërë që kombëtarja daneze të qepet pas tij dhe ta ftoj nëpër grupmoshat siç ka qenë ajo U16 dhe tash se fundmi në kualifikimet për Kampionatin Evropian për grupmoshat U17 ku Olti ishte vendimtar ne ndihmën dhënë kombëtares daneze U17 në kualifikimet në Evropianin për grupmoshat U17 ku përfunduan të parët në grup”.
“Olti per momentin është pjesë e kombëtares U17 te Danimarkës por kjo aspak nuk përjashton mundësinë qe ai në ta ardhmen të luajë edhe për vendin ku u linden prindërit e tij. Si përfundim Olti është krenar që është shqiptar dhe është shumë krenar me Kosovën dhe historinë e saj”.
“Olti ka shumë punë për të bërë përpara tij, shkrimet e portaleve do te jene veç motiv shtese qe ai te shkëlqen ne boten e futbollit pse jo edhe per Kosoven tone te dashur”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/celtic-bayern-380x233.jpg)
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq
![Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/neymar-2-380x233.jpg)
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians
![Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Conceicao-380x233.jpg)
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda – Kaq mjafton
![Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vinicius-junior-780x439.png)
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donci1-780x439.jpg)
Fanella debutuese e Doncicit arrin vlerë të çmendur, një mister i vërtetë se ku përfundoi
![Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/van-dijk-780x439.png)
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit
![Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/man-city-5-780x439.jpg)
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi