Administrata Tatimore e Kosovës ka reaguar në lidhje me komunikatën e publikuar nga Posta e Kosovës, ku thuhet se u janë bllokuar llogaritë bankare pa paralajmërim.
ATK në lidhje me këtë komunikatë ka thënë se “Posta e Kosovës, me datë 10 mars përmes shkresës zyrtare është paralajmëruar për masat e sforcuara (bllokimi i llogarive bankare) që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së borxhit brenda 10 ditëve.
Meqë pas kësaj date u morën masa për shkak të hyrjes në fazën e pandemisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me tatimpaguesit e tjerë ka pasur tolerancë edhe ndaj Postës së Kosovës.
“Pastaj, pas kësaj date meqenëse hymë në periudhën e pandemisë COVID 19, zyrtarët tatimor sikurse edhe ndaj të gjithë tatimpaguesve tjerë edhe ndaj PK ka lejuar tolerancë në zbatim të masave të sforcuara, deri në kohën e lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës për lëvizje dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike. Gjatë kësaj jave zyrtarët e ATK-së në takime zyrtare e kanë ri-njoftuar PK për pagesë të borxhit dhe për masat që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së obligimit. Andaj, si institucion kërkojmë nga PK që të jetë korrekte dhe transparente në atë që deklaron rreth rastit në fjalë, si dhe të kërkojë falje publike për informata e pa vërteta të dhëna për mediat”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për medie.
ATK po ashtu njofton se qysh në vitin e kaluar ka reformuar komplet mbledhjet e detyrueshme, të cilës tani më u janë shtuar mekanizma në inkasimin borxheve tatimore.
Ky ri-organizim është bërë në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve.
“Qëllimi i këtij reformimi është inicuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve. Në fund të këtij reagimi publik, ATK konkretisht menaxhmenti i lartë, inkurajon gjithë tatimpaguesit e vendit që t’i respektojnë afatet ligjore për pagesën e borxheve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndërmarrjes së masave të sforcuara nga Mbledhja e Detyrueshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë