Reagimi i stafit të tij, kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë për vitin 2021

Një video e publikuar në rrjetet sociale thuhet se tregon momentin kur restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi shpallet restoranti më i mirë në botë për vitin 2021.
Siç edhe shihet në pamje, stafi i shumtë i restorantit në fjalë, reagon pas marrjes së lajmit se restoranti ku punojnë ata u vlerësua me çmimin e parë, në mesin e 50 restoranteve më të mira në botë, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, “NOMA”, restoranti i shqiptarit nga Tetova që ndodhet në Kopenhagë të Danimarkës kishte qenë në majë të klasifikimeve edhe më herët në vitet 2014, 2012, 2011 dhe 2010.
Nga
Telegrafi
09/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































