LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i kryeministrit britanik lidhur me Superligën Evropiane

Reagimi i kryeministrit britanik lidhur me Superligën Evropiane
(Foto: Instagram/borisjohnsonuk)

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se qeveria e tij do të punojë me autoritetet e futbollit për t’u marrë me projektin e diskutueshëm të Superligës Evropiane.

“Ne do të shohim gjithçka që mund të bëjmë me autoritetet e futbollit për t’u siguruar që kjo nismë nuk shkon përpara në mënyrën që është propozuar aktualisht”.

“Unë nuk mendoj se është një lajm i mirë për tifozët, nuk mendoj se është një lajm i mirë për futbollin në këtë vend”, ka deklaruar Johnson për Sky Sports, transmeton KP.


“Këto klube nuk janë vetëm marka të shkëlqyera globale. Janë gjithashtu klube që kanë origjinën historike nga qytetet e tyre, komunitetet e tyre lokale. Duhet të kenë një lidhje me ata tifozë në ato komunitete. Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë të jetë kështu”.

“Nuk më pëlqen pamja e këtyre propozimeve dhe ne do të këshillohemi për atë që mund të bëjmë, ka shtuar kryeministri britanik.

Gjashtë klube nga Liga Premier e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë të re evropiane.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori