Site icon Telegrafi

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara – banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Një moment i papritur ka ndodhur në “Big Brother VIP Albania” kur banorëve iu kumtua lajmi se Egli Tako ishte larguar nga gara për arsye shëndetësore.

Reagimi i Gjestit, një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai ka qëndruar i shtangur dhe në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, pas marrjes së këtij lajmi të papritur.

Ky moment ka ngjallur një atmosferë të tensionuar, ndërsa Amber dhe Jozi i janë drejtuar Gjestit me gisht, duke e fajësuar për gjendjen shëndetësore/emocionale të Eglit, që çoi në largimin e saj nga gara.

Lexo po ashtu Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Ata sugjeruan se debatet dhe tensionet që ndodhnin mes Gjestit dhe Eglit mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të saj dhe largimin e saj vullnetarisht.

Pas njoftimit të largimit të këngëtares nga gara, Gjesti është thirrur menjëherë nga produksioni dhe është dërguar në dhomën e rrëfimit.

Gjesti dhe Egli kanë krijuar një lidhje të komplikuar gjatë këtij edicioni të “Big Brother”, e cila ka pasur shumë momente pasionante, por gjithashtu edhe shumë debate. Lidhja e tyre ka qenë një “on-off” e vazhdueshme, me pasione dhe konflikte të shpeshta.

Megjithatë, ato kanë mbetur në qendër të vëmendjes për dinamikat e tyre dhe përpjekjet e vazhdueshme për të kuptuar njëri-tjetrin, por gjithashtu edhe për përballjen me sfidat e brendshme të programit. /Telegrafi/

Exit mobile version