Reagimi i Al-Khelaifit kur PSG u përfshi në të njëjtin grup me Manchester Cityn

Në Stamboll është hedhur shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, me ç’rast janë përcaktuar disa përballje mjaft interesante.
Shorti në Grupin A ka nxjerrë përballë njëri-tjetrit dy klubet e pasura, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Kampioni i Anglisë ishte në vazon e parë dhe automatikisht u përfshi në Grupin A, ndërkohë që gjiganti francez ishte pjesë e vazos së dytë, ku bënin pjesë disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Dhe gjatë përcaktimit të vendosjes së skuadrave nga vazoja e dytë, shorti e nxori PSG-në të njëjtin grup me Cityn.
Kamerat kapën menjëherë reagimin e presidentit të klubit nga Ligue 1, Nasser Al-Khelaifi, i cili këtë sezon ka formuar një skuadër të jashtëzakonshme me transferimet e reja.
Nuk ka dyshim se synimi i këtyre dy klubeve të pasura është që ta fitojnë trofeun e garës më të madhe evropiane për klube – Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/





















































